Flash

Kryemadhi: LSI gati amendamentet për ti plotësuar kërkesat studentëve

Lapsi.al 12 December 2018
Kryemadhi: LSI gati amendamentet për ti plotësuar kërkesat

Përmes një deklarate për mediat, kryetarja e LSI Monika Kryemadhi ka ofruar një zgjidhje për studentët të cilët protestojnë prej 8 ditësh duke kërkuar plotësimin e kërkesave të tyre.

Kryemadhi kërkoi t’i jepet zgjidhje studentëve, ndërsa tha se LSI do depozitojë në Kuvend dy amendamentet për të zgjidhur kërkesat e tyre.

“Amendamenti për ligjin e buxhetin e vitit 2019 zgjidh kërkesat numër 1, 4, 5, 6 dhe 7 te paraqitura nga studentet. Amendamenti i ligjit për arsimin zgjidh kërkesat e studenteve 2 dhe 3. Shqiptarët jane të rrënuar nga mjerimi, të përkulur nga kjo situate. Gjendja është kritike, mijëra studente po përballen me mjerimin dhe arrogancën e qeverisë. Zgjidhja e problemeve është emergjenca kryesore. Mesazhi është një: plotësimi i 8 kërkesave të tyre. Kërkesat e tyre janë minimale.

Kostoja e tete kërkesave minimale per Ramen është inekzistente, cdo arrogance e tij, është e vetmja zgjidhje qe ai kërkon te shtype këta te rinj, por propozimet LSI jane e vetmja mundësi për te zgjidhur kushtet dhe kërkesat minimale qe studentët kane prej 8 ditësh qe i kërkojnë para MAS. I bëjmë thirrje Kuvendit t’i kaloje me urgjence ne seancën e nesërme, pasi është e vetmja mënyrë te shlyejmë mëkatin e politike, për te dale nga ky ngërç i tmerrshëm, qe te hapet rruga për krijimin e një strategjie afatgjate” - tha Kryemadhi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

7°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI