Flash

LAJM I FUNDIT/ Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama shpall vendimin

Lapsi.al 12 December 2018
LAJM I FUNDIT/ Mbaron mbledhja e qeverisë, Rama shpall vendimin

Kabineti qeveritar është mbledhur edhe këtë të martë ndërsa para selisë së kryeministrisë vijon protesta e studentëve. Ndërsa pritej marrja e një vendimi për kërkesat e studentëve, kryeministri Edi Rama ka zhgënjyer të rinjtë pasi ka njoftuar vendimin për pensionistët dhe çekun e bebes.

“Qeveria vendosi për pakon e Vitit të Ri për pensionistët (50USD)?dhe çekun e bebeve të 2019 (400USD fëmija i parë - 800 i dyti - 1200 i treti)?Ka ende shumë nevoja e shumë më tepër duhet akoma për më të moshuarit e fëmijët, por çka po bëjmë 5 vjet më parë as mendoheshin?”- shkruan Rama në Twitter.

Madje Kryeministria sqaroi se lajmi për shkarkimin e përfaqësuesve të qeverisë në Bordet e Administrimit të Universiteteve dhe drejtorët e konvikteve, është i pavërtetë.

"Kryeministri Rama, rithekson se është në pritje të hapjes së Dialogut, përpara hedhjes së hapave konkretë për 8 pikat dhe pikave të tjera të Paktit për Universitetin” – thuhet në një deklaratë të zyrës së shtypit të Ramës. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI