Flash

Projekti i "Klan Kosovës" nominohet për çmimin prestigjioz të arkitekturës "EU Mies van der Rohe"

Lapsi.al 12 December 2018
Projekti i "Klan Kosovës" nominohet për çmimin

Projekti i Teatrit të Klan Kosovës, është nominuar për çmimin prestigjioz "EU Mies van der Rohe". Ky projekt është realizuar nga arkitekti kosovar Astrit Nixha dhe është një ndër 12 projektet shqiptare të nominuara për këtë çmim.

Ky projekt është punuar së bashku me stafin e studios ANARCH. Arkitektura e tij origjinale eksperimentale, sidomos në ripërdorimin adaptiv, paraqet parimet e projektimit të shekullit të 21-të të reduktimit, riciklimit dhe ripërdorimit. Përveç logjikës tektonike në veprat e tij, mënyra e kombinimit midis materialeve dhe dritës tregon një fushë tjetër interesash që po përjeton arkitektura.

Teatri ka një kapacitet prej 800 vëndesh. Aty pritet të ndërtohen edhe objektet të tjera duke nisur nga galeria, restoranti, salla e konferencave etj.

Ja si është shprehur arkitekti Astrit Nixha për këtë projekt:

 “Unë besoj se jeta është e përkryer, për shkak të papërsosmërive. Ndërtimi duhet të pasqyrojë jetën në papërsosmëritë e saj për të paraqitur arkitekturën e përsosur. Pasi të vizitosh Teatrin, nuk mund të rezistoni por të filloni të mendoni dhe të pyesni kuptimin e fjalës ‘Teatër’, një ndërtesë ose zonë në natyrë në të cilën luhen shfaqje. Niveli i detajeve është i mahnitshëm dhe këto detaje përbëjnë një tërësi që vazhdimisht argëton përpara performancës “reale” teatrore. Paleta e materialeve është e gjitha organike. Dru, shkurre, litarë, tulla, të gjitha janë prodhim vendor.”

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI