Flash

Aksident në Elbasan

Një aksident rrugor është regjistruar në qendër të qytetit të Elbasanit, ku dy automjete janë përplasur me një...

20:04

Reagon Edmond Tupe: "Po të më fusin në burg, do të më bëjnë hero të njohur botërisht"

Lapsi.al 12 December 2018
Reagon Edmond Tupe: "Po të më fusin në burg, do të

Pas vendimit të Policisë së Shtetit për të proçeduar penalisht Edmond Tupen, vjen reagimi i profesorit të njohur. Tupe deklaron se nuk vuan për protagonizëm dhe se nuk e ka me dëshirë që të bëhet hero.

"Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën në burg 14 vjet", ironizon Tupe. Një Alexandre Dumas do të dalë të shkruajë për Kontin e Monte Brrakës, se unë e kam shtëpinë në Brrakë", vazhdon satirën e tij Tupe për këtë denoncim absurd ndaj tij.

“Unë s’kam dëshirë të bëhem hero, unë nuk vuaj për protagonizëm. Kurrë s’kam vuajtur për protagonizëm, por duan të më bëjnë me zor. Në qoftë se më vënë para togës së ekzekutimit apo para trekëmbëshit të më varin, ose duan të më bëjnë hero për së gjalli në burg.

Kjo të kujton Kontin e Monte Kristos që e futën 14 vjet burg. Nëse do më fusin në burg do më mbajnë 14 vjet, do më bëjnë hero të njohur botërisht. Do dalë një Alexandre Dumas që do shkruajë historinë e Konti Monte Kristos, por kësaj radhë do shkruajë për Kontin e Monte Brrakës, se e kam shtëpinë në Brrakë.

Për mua është një turp i madh, jo se jam unë personi i proceduar, por çdo procedim pa arsye thjesht se vjen me urdhër nga lart, nga një mendje e çuditërisht e sfazuar, unë se kuptoj. Ky është skandal. Më kujtohet koha e Pinoccetit në Kili, ka mbetur vetëm të na vijnë nëpër shtëpia dhe të na vrasin. Të na e bëjnë si në kohën e Enver Hoxhës”, shprehet Edmond Tupe.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI