Flash

Video e kërcënimit, Drejtoresha e “Samiut” me policët për të sekuestruar telefonat e nxënësve

Lapsi.al 12 December 2018
Video e kërcënimit, Drejtoresha e “Samiut” me policët

Publikimi dje i videos në të cilën shfaqej drejtoresha e Sami Frashërit, tek kërcënonte nxënësit e shkollës për të mos marrë pjesë në protestë, ka shkaktuar telashe për këta të fundit.

Një ditë pasi redaksia e “BalkanWeb”, publikoi videon e cila u bë virale nëpër rrjetet sociale, drejtoresha Dobi, ka mbledhur sërish nxënësit e Senatit të shkollës, këtë herë për t’ju mbledhur telefonat, e për të gjetur tani ‘fajtorin’. Burime bënë të ditur se drejtoresha e shkollës ka kërkuar edhe praninë e forcave të policisë, ndërsa u ka sekuestruar nxënësve të Senatit të shkollës telefonat, në përpjekje për të zbuluar se cili prej tyre ka regjistruar videon.

E irrituar,  një telefonatë Drejtoresha nuk e kurseu këtë mëngjes edhe në Redaksinë e “BalkanWeb”, për të njoftuar se do të ngrejë padi në polici për publikimin e videos.

Një ditë më parë u publikua videon nga mbledhja e senatit në gjimnazin “Sami Frashëri” në të cilën drejtoresha e shkollës u thotë nxënësve, se do garantojë me jetën e saj që askush të mos marrë pjesë në protestë, për sa kohë është në mësim.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI