Flash

Berisha: Rama ka frikë, studentët kërkojnë 'kokën' e tij

Lapsi.al 13 December 2018
Berisha: Rama ka frikë, studentët kërkojnë

Ish-kryeministri Sali Berisha i ftuar në emisionin “Open” në Top Channel duke folur për protestën e studentëve, u shpreh se Rama është i tmerruar nga studentët pasi mendon se ata duan ‘kokën’ e tij. Berisha thotë se studentët janë revolucionarë të vërtetë ndaj edhe Rama lebetitet përpara tyre.

“Njeriu që beson gënjeshtrat e veta. Ai e di çfarë kërkon protesta. Ai ndaj është i tmerruar ,lebetitet, ai e di çfarë fshehin kërkesat e studentëve. Përroi i tij psiqik tani vërshon, nuk e le ai përrua të ketë arsyetim të drejtë. Ai nuk ua plotëson kërkesat se dyshon se ata kërkojnë kokën e tij. Këta studentë janë treguar të jashtëzakonshëm në ultimatumin e tyre”, tha Berisha.

Po kërkohet rrëzimi i Ramës?

“Çfarë do bëjmë në teatrin absurd?

Një vajzë ne emision tha jam me 9.75 mesatare po kam dy të tjerë që luftojnë për shkollë.

Rama duhet të mos bëjë zeusin. Ky është revolucion pa këta studentë nuk bëhet.

Po të hap librarinë time dixhitale. Në 2015 u bë një protestë dhe u zhduk. Këta po venë shoqërinë shqiptare në koshiencë, këta ishin të parët ku erdhi pika ë vlimit”, tha Berisha në ‘Open’.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI