Flash

Berisha tregon dallimet dhe ngjashmëritë midis dy protestave të dhjetorit

Lapsi.al 13 December 2018
Berisha tregon dallimet dhe ngjashmëritë midis dy protestave të

Ish-kryeministri Sali Berisha, i ftuar në programin "Open" të Eni Vasilit ka treguar se ndihet i kënaqur për protestën e studentëve.

“Jam jashtëzakonisht i kënaqur për këtë kryengritje, me këta të rinj që po shkundin qeverinë, e cila ka nisur prej vitesh një proces shpartallues dhe shkatërrues të arsimit në vend. Ata po kërkojnë të drejtat e tyre sot, por po i bëjnë një nder edhe të ardhmes së vendit, ndaj mund të them se ky dhjetor, ngjan me atë të vitit 1990”, deklaroi Berisha.

Ndërsa më tej Berisha bëri dhe një krahasim mes protestës së studentëve në 1990-tën dhe atë të tanishmen.

“Në vitin 1990 studentët shkuan në takim me Ramiz Alinë, pasi kishin njëfarë besimi ndaj tij, por në fund u zhdëpën në dru nga njerëz të regjimit. Studentët sot po refuzojnë dialogun me kryeministrin, pasi kanë një ndjenjë të theksuar mosbesimi ndaj tij dhe sjelljeve të tij. Ata nuk besojnë se ram,a e ka seriozisht për të zgjidhur kërkesat e tyre dhe problemet e arsimit në përgjithësi, ndaj nuk shkojnë në negociata”, u shpreh Sali Berisha.

Të këshilluara

Vrajsa në Bllok, arrestohet Fabio Alushi

Ka përfunduar në prangat e policisë 42 vjeçari Fabiol Alushi, i akuzuar si i përfshirë ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-Bllokut në Tiranë mbrëmjen e 4 tetorit ...

18:20

Ngjyroset Ministria e Arsimit nga studentët

Zëri i mijëra të rinjve ka mbetur mureve të Ministrisë së Arsimit, edhe pse ata janë zhvendosur drejt kryeministrisë. Pankarta, foto, shkrime, i gjithë kreativi...

17:28

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI