Flash

Monika Kryemadhi i përgjigjet ashpër Ramës: Do ikësh si kufomë politike!

Lapsi.al 13 December 2018
Monika Kryemadhi i përgjigjet ashpër Ramës: Do ikësh si

Në fjalën e tij në parlament kryeministri Rama nuk la pa sulmuar edhe kryetaren e LSI-së, Monika Kryemadhi. “Monikës do t’i ikë doktoratura dhe do t’i mbetet vetëm çizmja”- tha Rama, por e ashpër ka qenë përgjigjja e Kryemadhit.

“Po të them diçka si Monikë. Kur hyre në politikë je fshehur pas emrit tim si një hije e errët, vazhdon të fshihesh pas emrit tim po prapë si një hije e errët, por do ikësh si kufomë politike, po prapë pas emrit tim si një hije e errët.

Po të them, tashmë që u ngritën institucionet e Drejtësisë, që mundohesh ti kapësh, do të ngrihet SPAK-u dhe Byroja e Hetimit, të cilat i pres me padurim të hetojnë aferën tënde të fundit, se nuk është kjo më korruptivja, por ke edhe të tjera.

Aferën tënde të fundit se si në xhepin tënd ke future 30 milion euro në një ditë, 18 milion euro të Unazës së Re nën emrin e Bashkim Ulajt, 12 milion euro prapë në emrin e Bashkim Ulajt me OST-në dhe po të them që do të ketë prapë e prapë të tjera dokumente se si ti bën evazion fiskal vetëm në një kompani nafte 60 milion euro”- tha Kryemadhi ndër të tjera. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI