Flash

Studenti i verbër i 'bën zbor' Ramës: Ti nuk pranon asgjë, kot që merrem me ju

Lapsi.al 13 December 2018
Studenti i verbër i 'bën zbor' Ramës: Ti nuk pranon

Në studion e emisionit “Opinion” ka mbërritur sonte një student me aftësi të kufizuara, me probleme me mungesën e shikimit.

Studenti i verbër: Zoti Edi Rama, mbylli për dy minuta sytë ti dhe qeveria që të kuptoni si do të ndjeheni. Pse nuk zbatoni ligjin që na jep të drejtën për studime falas.

Edi Rama: Nuk e di këtë pjesë nuk e njoh mirë.

Studenti i verbër: Ju gjithmonë na fyeni, na quani, qorra, sakatë. Vetëm sonte e ke përmendur disa herë fjalën “qorr”

Edi Rama: Nuk i përdor këto fjalë.

Studenti i verbër: Ti nuk pranon asgjë, kot që merrem me ju.

Ai më pas ka bërë ët ditur se është student Drejtësie, viti i dytë, bachelor.

“Te universiteti publik më kruan tarifën e plotë, megjithëse ligji me jep disa të drejta, për studime falas. Universiteti privat në të cilin studioj, ë pranoi me bursë 100 për qind”, sqaroi studenti.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI