Flash

Ushtria e Kosovës/ Vuçiç: Nuk do t’ju lejojmë të poshtëroni Serbinë

Lapsi.al 13 December 2018
Ushtria e Kosovës/ Vuçiç: Nuk do t’ju lejojmë

Një ditë para votimit në Parlamentin e Kosovës të ligjeve për transformimin e FSK-së në Ushtri, reagon Presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ai tha se kjo nismë është e paligjshme, por gëzon mbështetjen e ndërkombëtareve.

“Kosova është problemi ynë më i madh, sidomos pas lëvizjes së Prishtinës për formimin e ushtrisë, që nuk është e bazuar as në ligj e as në Rezolutën 1244. KFOR-i e ka për detyrë ta shpërbëjë ushtrinë e Kosovës. Por ata nuk do ta bëjnë, pasi thonë se gjithçka ka ndryshuar pas shpalljes së pavarësisë”.

Presidenti Vuçiç dha edhe një mesazh për ndërkombëtarët.

“Mos e poshtëroni Serbinë dhe popullin serb, ne nuk do t’ju lejojmë”.

Parlamenti i Kosovës pritet t’i kalojë lehtësisht ligjet për themelimin e ushtrisë, pasi palët janë të unifikuara në këtë nismë. Në një raport të bërë, Euronews njofton se ushtria e Kosovës do të ketë në total 5 mijë trupash ushtarake dhe 3 mijë rezervistë. Buxheti vjetor për ushtrinë do të jetë 98 milionë Euro.

Tv Klan

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.77

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI