Flash

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT: Ministrja dhe Rektori të japin dorëheqjen

Lapsi.al 14 December 2018
Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të UT: Ministrja dhe

Kryetari i Studentëve në Senatin Akademik të Universitetit të Tiranës, Kristian Kina, ka kërkuar dorëheqjen e ministres së Arsimit, Lindita Nikollës dhe të rektorit Mynyr Koni.

Kina denoncon mungesën e funksionimit të sistemit informatik prej dy vitesh në Universitetin e Tiranës. Sipas tij, ministrja e Arsimit së bashku me rektorin Mynyr Koni duhet të marrin përgjegjësitë e tyre për situatën e Universitetit sot.

Më poshtë kërkesa e Kristian Kinës për ministren dhe rektorin:

Situate qe mund te evitohej!

Bashkefajtoret e kesaj situate, Ministria dhe Rektori i UT, duhet te dorehiqen menjehere !!!

Me studentet e Universitetit te Tiranes, universitetit me te madh ne Shqiperi, nuk mund te tallet njeri! Si perfaqesues i studenteve ne Senatin Akademik te UT, e kam per detyre morale, qe te shpaguaj besimin e studenteve tek une, te mbroj interesat e tyre dhe te denoncoj cdo rast abuzimi me studentet e UT!

Me poshte, ju ftoj te shihni nje pjese te raportit qe Ministria e Arsimit ka hartuar ne lidhje me konstatimet e shkeljeve ne UT!

Pra, situata eshte e tille: Znj.Ministre i sheh shkeljet, e di qe studentet ne Universitetin e Tiranes po vuajne nga keto paligjshmeri, e di qe sistemi informatik ka 2 vjet qe nuk funksionon ne fakultetet e UT( e dhjetera probleme te tjera) dhe ç'ben ajo qe ta sjelle UT ne normalitet?...

Asgje!

Madje, me ane te veprimeve dhe mosveprimeve te saj, u be pale me ata qe i kryene keto paligjshmeri!

Absurde!

Pikerisht per kete arsye, gjate nje ballafaqimi timin me znj.Ministre, dt 7 .12.2018, ne Forumin Kombetar te Rinise, e bera pergjegjese publikisht per kete situate dhe i kerkova doreheqjen!

Po ashtu, pardje, ne mbledhjen e Senatit Akademik, dt 12.12.2018, e bera gjithashtu pergjegjes Rektorin e UT, Z.Mynyr Koni per kete situate. I kerkova qe te mos heshte, te merrte pergjegjesite e tij publikisht dhe te jepte doreheqjen!

Sot me shume se kurre, studentet jane te bashkuar per te drejtat e tyre dhe te vendosur t'i shkojne deri ne fund ketij misioni!

Per arsimin cilesor !

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI