Flash

Mos i fyeni studentët duke i krahasur me Lulin

Lapsi.al 14 December 2018
Mos i fyeni studentët duke i krahasur me Lulin

Nga Astrit Patozi

Ata që u thonë protestuesve të mos shkojnë të flasin me Ramën, sepse do ta pësojnë si Luli më 17-18 maj, i fyejnë shumë keq studentët. Sepse nuk ka asgjë të përbashkët mes të dy rasteve. Dhe është shumë e thjeshtë, Luli për pazar vajti dhe pazar mori atje. Nga ajo marrëveshje Edi Rama nuk përfitoi ngaqë ai ishte i fortë, por thjesht ngaqë Luli ishte i dobët.

Dhe këtë nuk e përcaktoi fakti që u takuan dhe folën e aq më pak kohaapo vendi i takimit.

Por kjo nuk ka asnjë lidhje me studentët, të cilët sot po kërkojnë të kundërtën. Parimin pra, dhe jo pazarin.

Dhe për objektivin e tyre ata janë në të drejtën e Zotit që ta vendosin vetë, nëse do të shkojnë të flasin apo jo me qeverinë. 

Por kurrë duke u trembur se mund të dalin edhe ata rruar e qethur, ashtu si Luli pas zgjedhjeve të 2017-ës.

Sepse, sido që ta ndajnë, dialog ose jo, ata janë në rolin e të fortit, kurse Edi Rama në atë të dobëtit.

Thënë, me dy fjalë, ata janë fitues gjenetikë, po aq sa Luli është humbës i lindur. Ndaj mos i krahasoni të pakrahasueshmet dhe lërini studentët ta gjejnë vetë rrugën e fitores në betejën e tyre!

Edi Rama nuk ua hedh dot në të dyja versionet.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI