Flash

Plani për ta mbajtur De Gea në Manchester: portieri më i paguari nga të gjithë në Premier League

Lapsi.al 14 December 2018
Plani për ta mbajtur De Gea në Manchester: portieri më i paguari

David De Gea mund të bëhet lojtari më i paguar i Premier League. Sipas asaj që bën të ditur 'The Sun', portieri i Manchester United është gati të rinovojë kontratën me Djajtë e Kuq, që do ti ofrojnë 400 mijë stërlina në javë (që do të thotë me 23 milionë euro në sezon), dyfishin e asaj që përfiton aktualisht.

28 vjecari spanjoll, kontrata e të cilit skadon në qershor 2019, më parë ishte në shënjestrën e Real Madrid, por vetëm një burokraci proceduriale, e vonuar qëllimisht nga United e mbajti portierin në Old Trafford. Edhe në muajt e verës merengues tentuan spanjollin, përpara se të kthenin vëmendjen tek Courtois.

Në fakt, De Gea ka shprehur gjithnjë pakënaqësi në Manchester, madje zërat ishin se lojtari mund të largohej në fund të sezonit me gjigantët europiane të gatshëm të merrnin shërbimet e tij. Por nëse vërtetë, ashtu si deklaron The Sun, De Gea rinovon me United për 23 milionë në vit, atëherë portieri do të bëhet lojtari më i paguar i Anglisë.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI