Flash

Rama sulmon rektorin Koni: Burrë rrëshqanor me dy fytyra

Lapsi.al 14 December 2018
Rama sulmon rektorin Koni: Burrë rrëshqanor me dy fytyra

Kryeministri Edi Rama nuk e ka përmbajtur dot zemërimin me Rektorin e Univeristetit të Tiranës Mynyr Koni pas reagimit të këtij të fundit që hidhte poshtë akuzat e Ramës për përgjegjsëitë për gjendjen në arsimin e lartë.

Koni tha se Rama kërkon të heqë përgjegjësitë nga vetja duke u munduar të gjejë dhe të bëjë “fajtor” pa faj. Kjo Sipas Rektorit është një përpjekje e dështuar që tregon vetëm frikë dhe asgjë tjetër. Për këto akuza reago Rama në rrjetet sociale.

“Zoti Rektor i UT, unë e mëshiroj pafytyrësinë Tuaj të dyfytyrtë dhe reagimin Tuaj tipik për burrat rrëshqanorë! Sidoqoftë,unë shumë shpejt do të jem auditor më auditor,ku shpresoj të keni kurajon të m'i thoni në sy veshëgjatësitë e shkruara në reagimin Tuaj që flet vetë për Ju?” – shkroi Rama në Twitter. ©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI