Flash

Universiteti i Durrësit në mbështetje të studentëve, merr vendime pro tyre

Lapsi.al 14 December 2018
Universiteti i Durrësit në mbështetje të studentëve,

Ditën e sotme, Senati Akademik i Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës (UAMD), mbajti një mbledhje në të cilën morën pjesë studentët e ekselencës dhe Këshillat Studentorë.

Në këtë mbledhje, u shpreh një mbështetje e plotë ndaj kërkesave të paraqitura në protestën e studentëve dhe u morën këto vendime:

-T’i kërkojë Administratorit të Universitetit “Aleksandër Moisiu“ Durrës nxjerrjen e kostos në buxhet për të parë mundësinë e përgjysmimit të tarifave të studimit.

-Heqjen e menjëhershme të çdo pagese shtesë nga ana e studentëve për tërheqjen e vërtetimeve apo dokumentave të tjera nga Sekretaritë Mësimore.

-Krahas mbështetjes aktuale, të inkurajojë procedurialisht dhe financiarisht përfshirjen e vazhdueshme të studentëve në kërkimin shkencor brenda dhe jashtë Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës.

-Të ftojë Këshillat Studentorë dhe studentët ekselentë në diskutimet për buxhetin e ardhshëm të Universitetit “Aleksandër Moisiu” Durrës, si dhe në çështje të tjera që lidhen me proçesin mësimor dhe arritjen e standardeve më të larta akademike.

Për zbatimin e këtyre pikave janë ngarkuar: administratori, rektorët, dekanët e Fakulteteve, drejtorët e Drejtorive, dhe bëhet me dije se ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI