Flash

Vetingu në politikë/ Rama: Artist u mbyte në Venecia. Basha: Hajdut psiqik që nuk kupton anglisht

Lapsi.al 14 December 2018
Vetingu në politikë/ Rama: Artist u mbyte në Venecia. Basha:

Pasi Komisioni i Venecias miratoi opinionin përfundimtar për vettingun në politikë, kryeministri Edi Rama reagoi duke sulmuar ashper kreun e PD, Lulzim Basha.

Vetingu në politikë/ Komisioni i Venecias thotë fjalën e fundit për nismën e opozitës 

“Eh Artist, s’më vjen mirë për ty, po ti s’ve mend! Vate e u mbyt në ujin e Venecias edhe Gjoja vetingu yt, një nga ato manovrat e tua në xunkth që e kanë bërë PD aq shumë joserioze në sytë e njerëzve, sa jeni hedhur në ilegalitet për të penguar Dialogun mes studentëve e qeverisë?”, shkruajti Rama pak më herët në Twitter.

Por e menjëhershme ka qenë dhe përgjigja e Bashës, duke e quajtur “hajdut psiqik” kreun e qeverisë.

“Hajduti psiqik ka 9 ditë që nuk kupton as shqipen, pale pastaj anglishten! Mirënjohje Komisionit të Venecias që hapi dritën jeshile për vetingun e politikanëve. Asgjë nuk e shpëton hajdutin psiqik nga lidhjet me krimin! Koha kur politikanët janë mbi ligjin po mbaron!,” shkruan Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

14°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI