Flash

Video/ Partizani nervoz në pushim të lojës me arbitrin Jorgji: pretendohet penallti nga Bardhi

Lapsi.al 14 December 2018
Video/ Partizani nervoz në pushim të lojës me arbitrin Jorgji:
Ndeshje shumë e rëndësishme ajo mes Partizanit e Kukësit, që mund ti japë të kuqve Krishtlindje të qeta në rast fitore, por në të kundërt mund ta ngjeshë kreun, duke e bërë të paparashikueshëm kampionatin. 45 minutata e para kanë parë një Kukës agresiv, por skuadra e Gegës ka reklamuar një 11 metërsh. Ndoshta duke parë që Blutë kanë një impakt më të mirë me ndeshjen i ka bërë nervoz kryeqytetasit, që në pushim të ndeshjes kanë kërkuar llogari tek arbitri, Enea Jorgji, me pretendimin e një penalltie të munguar. Në minutën e 30′ Jurgen Bardhi rrëzohet brenda zonës, në kontakt me Ylli Shametin duke kërkuar faull të kapitenit të Kukësit. Në fakt, mbrojtësi ka ardhur vrullshëm, por ka shmangur kontrastin me këmbë dhe me duar ndaj sulmuesit të Partizanit, duke ushtruar presion vetëm me trup, gjë që e ka bërë Jorgjin të vazhdojë lojën.

Pretendimi për penallti on Vidnews.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI