Flash

Analiza / Rrëzimi i paralajmëruar i Lulzim Bashës

Lapsi.al 15 December 2018
Analiza / Rrëzimi i paralajmëruar i Lulzim Bashës

Ndoshta nuk janë rastësi, as zbehjet e dikurshme të zërit të Lulzim Bashës gjatë fjalimeve të mandatit të parë, as dhe humbja e ekuilibrit pas fjalimit të sotëm në Këshillin Kombëtar. Nëse të parat ishin paralajmërimi marëveshjes së turpshme të 18 majit që solli humbjen katastrofale në zgjedhje, gremisja e sotme teksa linte podiumin, nuk parathotë asgjë të mirë.

Lulzim Basha po e mban këtë Këshill Kombëtar ndërkohë që në kokë i qëndron si shpata e Demokleut, paaftësia për të bashkuar opozitën. Edhe këtë herë shumë nga kritikët e tij në parti e përbuzën ftesën për të garuar në një organizatë jo demokratike dhe të privatizuar krejtësisht.

Lulzim Basha foli në këtë Këshill Kombëtar sikur donte t’i hidhte ujë zjarrit që është ndezur anë mbanë vendit. Ai citoi figura publike dhe analistë që kanë predikuar përdorimin e çdo mjeti për rrëzimin e Ramës dhe i vuri ata në antitezë me politikat e PD e cila prtenendon se do të vijë në pushtet përmez zgjedhjeve që vetë Basha i quan të kapura nga krimi, paraja dhe oligarkët. Megjithëse fjalët e Bashës sot: nuk djegim Shqipërinë për një karrige, nuk i bëjmë nder vendit për interesin tonë dhe nuk vijmë në pushtet veçse me votë, ngjajnë politikisht korekte ato janë fare jashtë kontekstit kohor. Ato nuk i japin përgjigje një pyetje që e bëjnë shumë opozitarë: A është dëmi më i madh që mund ti bëhet Shqipërisë, qëndrimi i Ramës qoftë edhe një ditë më shumë në pushtet.

Lexo më tej:

Enton Alilekaj: Krimi i pathënë i opozitës

Lulzim Basha e mbajti këtë Kuvend Kombëtar ndërkohë që partia e tij bashkë me LSI-në kryen krimin fatal të përçarjes së protestës së studentëve. Ata e fragmentarizuan dhe mpakën lëvizjen më të fortë anti Rama të 5 viteve të fundit duke dashur ta fusin atë nën kontrollin e tyre. Njësoj si me protestën e Astirit ku ruajnë oligarkët paranë PD dhe bëjnë sikur mbështesin banorët, ata po tregojnë se mund të jetë zjarrëfikësit e çdo lëvizje antiqeveritare.

Pikërisht për këtë, gremisja që pësoi sot në Pallatin e Kongresve dukej sikur ishte simboli përmbledhës i dështimeve të njëpasnjëshme të Bashës.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Ditët e errëta të Thomas Strakoshës

Tension i lartë në dhomat e zhveshjes së Lazio dhe në qendër të kritikave është ai që pak muaj më parë ishte idhull i tifozerisë. Portieri shqiptar Thomas Strak...

22:04

ide

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI