Flash

Mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së: Projekti i Rilindjes është projekt për institucionalizimin e krimit

Lapsi.al 15 December 2018
Mblidhet Kuvendi Kombëtar i PD-së: Projekti i Rilindjes

Nis Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike tek ish-Pallati i Kongreseve. Pjesë nga fjala e Bashës.

"Mirënjohje për qytetarët që protestojnë për Teatrin Kombëtar, studentët që protestojnë kundër rrënimit të arsimit,respekt për ata njerëz në media dhe shoqëri civile që i japin zëra dhe inkurajim përpjekjeve.

Rinia studentore flaku plogështinë dhe po kërkon që gjërat të ndryshojnë."

Duhet brez i ri politik, elitë e re e vendit e aftë për këtë aspiratë morale. Duhet të krijojmë kushtet, të ndërtojmë rrugën për këtë kalim të brezit të ri në politikë, ekonomi  e shoqëri.

Projekti i rilindjes, është projekt për institucionalizimin e krimit. Sot politika, biznesi dhe media janë shkrirë në një. Një grusht njerëzish të politikës, biznesit dhe medias kontrollojnë pushtetin politik, mediatik dhe ekonomik të vendit dhe synmon të çimentojë kontrollin e vet për dekada të ardhshme

Brenda 5 vitesh Edi Rama shkatërroi procesin zgjedhor, politik, vuri nën kontroll ekonominë, median dhe vuri në gjumë shoqërinë civile dhe po kërkon që këto arritje të përjetësohen.

Vepra më tinzare e Edi Ramës ka qenë përçarja e njerëzve. Se gjithkush duhet të shohë interesin e tij apo të asaj se askush nuk ka çfarë i duhet nese dikush tjetër abuzohet. 

Se nuk është punë e tyre nëse qeveria prish banesat në Unazë,apo Himarë, se prishet teatri.

Propaganda i ka kthyer shqiptarët kundër njëri tjetrit"

Të këshilluara

Përmbytet Vlora

Rreshjet intesive të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në disa prej rrugëve të qytetit të Vlorës, që ndodhen nën pushtetin e ujit. Në portin e Vlorës k...

08:49

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI