Flash

Moti i keq, probleme në Portin e Vlorës dhe Sarandës

Lapsi.al 15 December 2018
Moti i keq, probleme në Portin e Vlorës dhe Sarandës

Përkeqësimi i motit ka sjellë problematika në portin e Sarandës dhe të Vlorës.

Për shkak të kushteve të vështira atmosferike, linja Korfuz-Sarandë-Korfuz nuk do të operojë në portin e Sarandës.

Ndërsa në portin e Vlorës ka patur prezencë uji në afërsi të godinës së administratës por pjesa e terminalit ku përpunohen pasagjerët nuk ka problem, njofton Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Trageti i Vlorës u ankorua 45 minuta me vonesë për shkak të kohës së keqe.

Në Portin e Durrësit, pavarësisht reshjeve të shiut, situata paraqitet normale.

Ndërsa në Portin e Shengjinit, nuk paraqiten probleme dhe puna vazhdon normalisht.

Drejtoria e Përgjithshme Detare ka sinjalizuar kapitenerite e porteve që të njoftojnë mjetet lundruese për përkeqësim të mundshëm të motit në orët në vijim.

Të këshilluara

Përmbytet Vlora

Rreshjet intesive të shiut gjatë natës kanë krijuar probleme në disa prej rrugëve të qytetit të Vlorës, që ndodhen nën pushtetin e ujit. Në portin e Vlorës k...

08:49

Izraeli arreston 40 persona për terrorizëm

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit njoftuan se kanë arrestuar 40 persona të dyshuar për terrorizëm. Në një postim të tyren në Twitter të premten shkruhej se 37 prej...

22:11

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI