Flash

Taulant Muka denoncon Niko Peleshin: U diplomua 13 vite më vonë pasi i hyri politikës

Lapsi.al 15 December 2018
Taulant Muka denoncon Niko Peleshin: U diplomua 13 vite më vonë pasi i

Ish-zv.ministri i Arsimit, Taulant Muka, vijon me denocimet e tij për shkollimin e njerëzve të politikës. Së fundi në ‘rrjetën’ e tij ka rënë Niko Peleshi, ministri i Bujqësisë. Sipas Mukës, Peleshi është diplomuar 13 vite pasi është regjistruar në universitet.

“Politika sulmon, por harron që unë i kam publikuar diplomat e mia, edhe pse nuk kam asnjë detyrim publik! Po Politika? Niko Peleshi, Ministri i Bujqësisë a ka diplomë? Shikoni CV-në e tij, a ju duket normale? Mbaron gjimnazin në 1989, fillon universitetin në po atë vit dhe sipas CV-së së tij diplomohet 13 vite më pas, pra kur i hyn politikës! A ke diplomë zoti Peleshi? Nëse e ke, pse nuk e bën publike? Kjo është Shqipëria jonë, drejtohet nga individë që mashtrojnë se kanë diploma!”, shkruan Taulant Muka, duke publikuar edhe një CV të ministrit të Bujqësisë.

©LAPSI.al

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

6°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI