Flash

Kastrioti i "hap portën" Teutës, Nica kërcënon: "Lojtarët nuk bëjnë atë që i them, ose unë ose ata"

Lapsi.al 16 December 2018
Kastrioti i "hap portën" Teutës, Nica kërcënon:

Kastrioti mund të jetë vendi i fundit në renditje, por të gjithë ata që janë ndeshur me krutanët janë të mendimit se janë një skuadër e fortë, që të vë në vështirësi. Vetëm se ky nuk është kurrësesi konstatimi i Teutës. Durrsakët kanë bërë poker në transfertë ndaj Kastriotit më lehtë se cmund ta bënin në stërvitje kundër skuadrës B.

Nuk është kontstatim gazetaresk, duke parë shthurjet difensive të krutanëve, por deklaratë e dhënë nga trajneri Stavri Nica pas ndeshjes, që e bën të qartë se në skuadër ka gjëra që nuk funksionojnë, ose funksionojnë sipas një mënyrë tjetër, jo për të fituar ndeshjet. “Disa lojtarë që i aktivizoj nga stoli nuk bëjnë atë që kërkoj unë, por të kundërtën - u shpreh Nica. Tani ky problem ka dy rrugë: Ose do të largohem unë, ose do të ndërhyjmë në merkato për të ndërruar grupin e plotë. Do të shohim çfarë të thotë presidenti".

Topi i kaloi tashmë drejtuesve të klubit, që e kanë parë qartë atë që ndodhi në fushë. Teuta shënoi në pjesën e parë me Kallakun, ndërsa duke qenë se asnjëherë portieri bregdetar nuk u vu në provë, Progni dhe në minutat shtesë Latif dhe Vecaj i siguruan fitoren e 9-të në kampionat skuadrës së Bledi Shkëmbit, që e sheh veten momentalisht në vendin e dytë, në kuotën e 32 pikëve.

10 rezultate pozitive radhazi për durrësakët, që vazhdojnë presingun ndaj vendeve të para të klasifikimit, por ajo që ndodhi në ndeshjen me krutanët ishte një farsë, për të cilin futbolli shqiptar nuk ka nevojë.

Të këshilluara

Video/ Lingard barazon rezultatin në Anfield

Manchester United rifutet në lojë në Anfield Road pas vetëm 10 minutash lojë. Avantazhit të Mane, skuadra e Jose Mourinhos i është përgjigjur me golin e Lingard...

17:46

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI