Flash

Luhatjet e motit/ Java nis me shi, veriu mbulohet nga bora

Lapsi.al 16 December 2018
Luhatjet e motit/ Java nis me shi, veriu mbulohet nga bora

Java e re pritet të nisë me reshje. Instituti i Gjeoshkencave Energjisë Ujit dhe Mjedisit parashikon shtrëngata në qarkun e Vlorës dhe Gjirokastrës dhe borë në veri e lindje të vendit.

Reshjet pritet të rikthehen të hënën në të gjithë vendin. Parashikimi është i Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë Ujit dhe Mjedisit, sipas të cilit në shumicën e qarqeve intensiteti i tyre do të arrijë deri mesatar. Ndërkohë në Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive dhe nuk përjashtohen shtrëngatat.

Zonat mbi 400 m mbi nivelin e detit në veri dhe lindje të vendit pritet të mbulohen nga bora, ndërsa bregdeti të përfshihet nga era e fortë. Ndërkohë vlerat e termometrit kanë pësuar rritje për shkak të masave më të ngrohta me origjinë oqeanike në bregdet ato shënojnë 6 / 12 °C në vendet e ulëta 4 / 8 °C në vendet malore: -4 / 5 °C

Meterologët thonë se 15-ditëshi i fundit i dhjetorit do të jetë i paqëndrueshëm. Me gjithë këtë, Krishtlindja parashikohet të vijë me mot të mirë, po ashtu edhe ndërrimi i viteve.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI