Flash

“Një tjetër aferë korruptive fshihet pas projektit të Unazës së madhe”

Lapsi.al 16 December 2018
“Një tjetër aferë korruptive fshihet pas projektit të

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha bëri akuza të forta mbrëmjen e së dielës në protestën e banorëve të Unazës së Madhe. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama dhe kryebashkiakun Erjon Veliaj se kanë ndryshuar Planin Urbanistik për të favorizuar eksponentët e krimit që të pastrojnë paratë.

“Këtu tek Unaza e re është konsumuar një krim i tretë që përfshin drejtpërdrejt Erjon Veliajn dhe Edi Ramën. Është manipuluar plani urbanistik i qytetit të Tiranës, për t’i hapur rrugë një skeme kriminale e cila mbi gërmadhat apo rrënojat e shtëpive që donin të prishnin këtu do ndërtonin pallate shumëkatëshe me paratë e krimit të organizuar. Me paratë e krimit të organizuar, të njerëzve që kanë bërë drogën dhe krimin e organizuar në Shqipëri” – tha Basha.

“Ne po mbledhim të dhëna zyrtare për këtë aferë kriminale, e cila për nga vlera financiare tejkalon 40 milion eurot e shqiptarëve që po vidhen nga buxheti i shtetit. Pra, këtu po vidhet dyfish, apo plani është të vidhet dyfish: 40 milion euro nga buxheti dhe dhjetëra milion euro të tjera me ndërtime mbi këto banesa që duan t’i prishin pa ligj, ku do të pastrohen paratë e drogës.

Për këtë Edi Rama dhe Erion Veliaj së bashku kanë ndryshuar planin urbanistik të qytetit, në mënyrë që eksponentët e krimit të organizuar të pastrojnë paratë e drogës dhe natyrisht ti ndajnë ato me Edi Ramën dhe shpurën e tij të korruptuar”, - deklaroi Basha.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

8°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI