Flash

Grupi i PD/ Salianji thërret: Duhen djegur madatet

Lapsi.al 17 December 2018
Grupi i PD/ Salianji thërret: Duhen djegur madatet

Deputeti demokrat Ervin Salianji kërkoi gjatë mbledhjes së sotme të gurpit parlamentar të PD-së, që demokratët duhet te djegin mandatet e tyre.

Salianji e argumenton këtë veprim radikal si një akt politik dhe jo sepse pë perfundojnë afatet e mandateve, pasi prej muajsh nuk paraqiten në parlament.

“Duke e nisur nga protestat studentore, mesazhi ynë i qartë në mbështetje të tyre është qartësia politike me të cilin japim mesazhin. Nëse kemi një armik të dytë veç Edi Ramës kemi paqartësinë. Unë mëndoj që ne duhet të diskutojmë mirë si grup parlamentar i Partisë Demokratike  me njëri tjetrin, sepse nuk ka qartësi strategjie së pari në mes nesh, kjo vendimarrje nuk është “rrahur mirë” mes nesh. Nuk duhet ti japim mesazh as demokratëve dhe studentëve që po presin së pari integritet nga ne, që ne do të hyjmë në seancën parlamentare sepse na digjert mandati apo për një rrogë. Unë personalisht mendoj që duhet të djegim mandatet  jo duke pritur afatin por si akt i qartë politik, ti bashkohemi studentëve pikërisht tani kur ata po bëjnë thirrje për gjithë shoqërinë dhe gjithë shoqërisë qe eshte ne proteste, te bashkohemi me ta” – ka thënë Salianji brenda grupit.

"Nëse merret vendim që të shkojmë në parlament të shkohet me qartësi dhe me program të qartë që zgjedhjet do t’i fitojmë duke nxjerre kandidatët dhe alternativën që tani” - shtoi deputeti demokrat.

“E përsëris armiku i dytë i madh i joni është paqartësia. Ndaj dhe vendimet që merren këtu duhet së pari të jenë të vendosura bashkarisht dhe së dyti të kemi ne të parët bindje dhe qartësinë se çfarë po bëjmë” - është shprehur Salianji.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI