Flash

Taksa dhe vizat/ Përplasje e ashpër Haradinaj-Mogherini, anulohet konferenca për shtyp në fund të takimit në Bruksel

Lapsi.al 17 December 2018
Taksa dhe vizat/ Përplasje e ashpër Haradinaj-Mogherini, anulohet

Takimi në Bruksel mes delegacionit të Kosovës, të kryesuar nga kryeministri Ramush Haradinaj, dhe atij të BE-së, të udhëhequr nga Federica Mogherini, u shenjua nga tensione, gjë që u dëshmua qartë edhe me vendimin e të dyja palëve për të anuluar konferencën e përbashkët për shtyp, që shefi i ekzekutivit kosovar dhe kryediplomatja europiane duhej të mbanin në fund të tij.

Përplasjet kanë qenë për dy çështjet më të nxehta të momentit: ajo e vizave dhe taksës së vendosur ndaj produkteve serbe. Haradinaj foli për neglizhencë të BE-së dhe mungesë të qartë të perspektivës europiane të vendit, por pavarësisht kësaj, “Kosova – u shpreh ai, – mbetet e vendosur për anëtarësimin në bllokun europian, të cilin e konsideron në vazhdimësi një prioritet të saj”.

“Megjithëse Kosova i zbatoi të gjitha 95 kriteret e paracaktuara, siç është konfirmuar nga Komisioni në muajin maj, përgjigjja që marrim nga BE-ja është gjysmake dhe e pashpresë”, citohet të ketë pohuar shefi i ekzekutivit në Prishtinë, i cili e tha hapur se kosovarët po sprovohen përtej asaj që është e arsyeshme dhe e drejtë.

Haradinaj u tregua mjaft i ashpër për vonesën e liberalizimit të vizave, megjithatë ka kërkuar që dialogu me Serbinë të vazhdojë, duke i mëshuar idesë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të kenë një rol më të madh në këtë proces.

Përmes dialogut, sipas Haradinaj mund të zgjidhet edhe çështja e tarifës 100 për qind mbi prodhimet serbe, “por nuk ka kohë – u shpreh ai, – për zgjidhje të pjesshme të problemeve, përfshirë edhe ato të taksës”.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI