Flash

Turqia mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Lapsi.al 17 December 2018
Turqia mbështet formimin e Ushtrisë së Kosovës

Ambasada e Turqisë në Prishtinë deklaroi se transformimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri është e “drejtë sovrane” e Kosovës.

Ambasada turke po ashtu tha se i konsideron “të përshtatshme” deklaratat e autoriteteve kosovare se procesi i transformimit “do të zhvillohet në mënyrë demokratike”, duke i përfshirë të gjitha komunitetet e Kosovës brenda kornizës kushtetuese, si dhe në koordinim me NATO-n.

"Turqia, si vend i Ballkanit dhe anëtar i NATO-s që kontribuon në KFOR dhe FSK, duke marrë në konsideratë ligjet e miratuara nga parlamenti i Kosovës më 14 dhjetor për transformimin e FSK-së në ushtri si një e drejtë sovrane, gjithashtu i konsideron deklaratat nga autoritetet kosovare të përshtatshme që procesi i transformimit, i cili pritet të zgjasë me vite, do të zhvillohet në mënyrë demokratike dhe përfshirëse të të gjitha komuniteteve të Kosovës brenda kornizës kushtetuese, në koordinim me NATO-n dhe në një mënyrë që do të ruajë paqen dhe stabilitetin në rajon. Turqia, në përputhje me rëndësinë që i jep paqes dhe stabilitetit të rajonit, do e mbështesë vazhdimin e dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit”, thuhet në deklaratën e ambasadës së Turqisë në Prishtinë në lidhje me ligjet e miratuara nga Kuvendi i Kosovës më 14 dhjetor 2018 për transformimin e FSK-së në Ushtri.

Më 14 dhjetor, Kuvendi i Kosovës miratoi tri ligje, të cilat FSK-së i japin kapacitete ushtarake. Transformimi i FSK-së pritet të zgjasë disa vite.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI