Flash

Brad Pitt krah Angelinës për ditëlindje e fëmijës

Lapsi.al 19 December 2018
Brad Pitt krah Angelinës për ditëlindje e fëmijës

Brad Pitt nuk e ka festuar 55-vjetorin e lindjes vetëm, por nën shoqërinë e fëmijëve të tij.

Sipas një burimi, aktori qëndroi gjatë gjithë kohës në shtëpi me fëmijët më 17 dhjetor.

Ylli i Hollywood ka 6 fëmijë me ish-bashkëshorten, Angelia Jolie, Maddox, 17 vjeç, Pax, 15 vjeç, Zahara, 13 vjeç, Shiloh, 12 vjeç dhe binjakët 10-vjeçarë Vivienne e Knox.

Çifti ka pasur shumë probleme për kujdestarinë e fëmijëve dhe vetëm kohët e fundit u raportua se kishin arritur në një marrëveshje.

“Brad qëndroi me fëmijët gjatë gjithë natës,”-tha burimi. “Gjatë natës ai u monitorua, si pjesë e marrëveshjes së kujdestarisë që arriti me Jolie.”

Burimi shtoi se monitorimi do vazhdojë derisa terapistët të vendosin se kjo gjë nuk është më e nevojshme.

“Është një kohë tranzicioni për të gjithë familjen dhe po ndihmohen nga terapistët,”-u shpreh burimi.

Të këshilluara

Qeni i Kivanc, shkak për të lënë aktrimin

Kivanç Tatlitug, kohët e fundit është përfshirë në një debat me fansat përsa i përket qenit të tij. Sipas komenteve të shumta, të filluara që prej muajit gusht,...

17:04

ide

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI