Flash

Goditja epike e studentit vlonjat që gozhdoi Ramën

Lapsi.al 19 December 2018
Goditja epike e studentit vlonjat që gozhdoi Ramën

Një nga studentët vlonjatë Andi Bërdëllima që po studion për drejtësi, që po fliste me Ramën gjatë takimit në Universitetin e Vlorës i ka bërë kryeministrit epitafin e qeverisjes së tij. Pa e thënë me fjalët që thuhen rëndom "qeverisje fasadë" ai e ka sintetizuar me një shprehje vlonjatshe: "Duket sikur është një diferencë e vogël, por ju bëni sikur të dëgjoni, por në fakt nuk të vini veshin" e përkufizoi studenti qeverisjen monolog të Ramës.

Ai renditi edhe një pasqyrë sociale të familjes së tij, ku nëna nuk merr dot takim tek okulisti, kur ndryshe nga legalizimi falas i ati ka marrë kredi për legalizimin e shpisë. Ai shkoi edhe më tej duke denoncuar se një freshist i ka ofruar vend pune në bashki nëse do të votonte në zgjedhje për PS-në.

"Të gjitha këto bëjnë që ne të kërkojmë mundësi për të ikur nga ky vend dhe ju jeni një kryeministër që po na nxisni të ikim, se edhe tani thoni: "Dil jashtë po s'ishe dakord" tha studenti i cili do të mbahet mend për shprehjen: "Ju të dëgjoni por nuk të vini veshin".

©Lapsi.al

 

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI