Flash

Ka një kampion të ri tek Citizens: Guardiola i mahnitur nga Muriqi

Lapsi.al 19 December 2018
Ka një kampion të ri tek Citizens: Guardiola i mahnitur nga Muriqi
Në King Power Stadium, Manchester City ishte skuadra fituese, por kishte vetëm një lojtar që u brohorit në kor nga tifozët, pas suksesit me penallti ndaj Leicester: portieri i kombëtares së Kosovës Arijanet Muric. Adoleshenti ishte njeriu që i dha kualifikimin Citizens, pas goditjeve të 11 metërshave, ku neutralizoi ato të Meddison dhe Soyuncu, duke e cuar skuadrën e Guardiolës në gjysmëfinale Carabao Cup. Kampionët në fuqi të trofeut kanë vlerësuar performancën e Muric, që është shpallur edhe lojtari i ndeshjes. Jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në konferencën pas ndeshjes me Leicester, portieri që mbron ngjyrat e Kosovës, ka qenë në qendër të vëmendjes, duke i rrëmbyer elozhet edhe teknikut Guardiola: “Sezonin e kaluar Claudio ishte i vendimtar, por këtë vit Aro është i jashtëzakonshëm”. Muriqi i ka luajtur të gjitha ndeshjet e Carabao Cup me fanellën e Manchester City, duke qenë se ka fituar statusin e portierit të dytë të skuadrës dhe me shumë mundësi do të jetë titullar edhe në ndeshjet e FA Cup, gjatë muajit janar, duke u bërë një alternativë e fortë e Guardiolës, që nuk heziton më tashmë ti besojë 20 vjecarit, 1.98 metra i lartë, që bashkë me staturën shfaq edhe potencial.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI