Flash

Ndahen çmimet: Lorenc Trashi, Lojtari i Vitit 2018

Lapsi.al 19 December 2018
Ndahen çmimet: Lorenc Trashi, Lojtari i Vitit 2018

Partizani ka arsye të festojë në fundin e vitit 2018: Kampion dimri me diferencën e katër pikëve nga vendi i dytë, edhe pse duhet edhe një ndeshje që Superioria të shkojë në pushimet dimërore, por edhe një "i kuq" merr cmimin Lojtari i Vitit 2018. Lorenc Trashi polivalenti i Partizanit ka merituar trofeun, që është dorëzuar në mbrëmjen gala të Federatës Shqiptare të Futbollit.

Mesfushor i rolit, por një "xhol" i vërtetë pëer Skënder Gegën, performancat e 26 vjecarit kanë qenë mbresëlënëse. 16 ndeshje të luajtura, një asist dhe asnjë gol, por vetëm sepse tekniku i ka gjetur një pozicion të ri si mbrojtës të majtë, për të zëvendësuar alternativat kryesore që nuk po jepnin rendimentin e duhur.

Trashi fitoi vendin me lojëra prestigji dhe intensitet, duke u kthyer në pistonin e shtuar të Gegës, një nga ata që që duket si sulmues anësor plus. 1430 minuta në fushë, vetëm 10 minuta është privuar nga totali i mundshëm Skënder Gega nga lojtari i tij i preferuar.

Trashi, që karrierën e nisi me Lushnjen ku në 29 ndeshje shënoi 6 gola, tek Partizani ka koleksionuar 167 ndeshje, në të cilat ka realizuar 10 gola dhe ka dhënë 19 asist. 2018 ka qenë viti më i mirë i lojtarit, që pasi është shpallur kampion dimri, shpreson që festojë në fund rikthimin në kryeqytet të titullit kampion që mungon nga 1993.

ÇMIMET

“Nderi i futbollit shqiptar” Perlat Musta

“Nderi i futbollit shqiptar” Edvin Murati

“Nderi i futbollit shqiptar” Qamil Teliti (pas vdekjes)

“Legjenda e futbollit shqiptar” Genc Tomori

“Legjenda e futbollit shqiptar” Osman Mema

“Legjenda e futbollit shqiptar” Agim Canaj

"Futbollisti më i mirë i vitit" Lorenc Trashi

"Futbollistja më e mirw e vitit" Megi Doçi

"Arbitrin më i mirë i vitit" Enea Jorgji

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI