Flash

"S'ke ardhë për psikolog ktu", shihni përballjen e studentëve me Ramën në Vlorë (VIDEO)

Lapsi.al 19 December 2018
"S'ke ardhë për psikolog ktu", shihni përballjen e

Edi Rama në Vlorë, duke shkuar drejt Universitetit "Ismail Qemali" u përball me një grup studentësh protestues. Nga fishkëllimat dhe thirrjet në kor "Turp, turp", Rama ndaloi për t'i bindur disa prej tyre të futeshin në sallë për të dialoguar.

Studentët, skeptikë për intencionet e Ramës për këtë takim, kundërshtuan disa herë dialogun. Sipas tyre, 8 kërkesat e tyre janë të qarta. Shikoni videon e përplasjes:

https://www.youtube.com/watch?v=xfjUqlprt6Y&feature=youtu.be

 

Prej dy ditësh kreu i qeverisë ka nisur atë që ai e quan dialog me studentët, ndërkohë që shumica prej tyre nuk pranojnë diskutim me kryeministrin por kërkojnë vetëm plotësimin e 8 pikave.

Ditën e djeshme, Rama zhvilloi një bashkëbisedim me studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, ku këta të fundit ia thanë në sy shqetësimet kryeministrit. Po dje, Rama njoftoi se duke filluar nga janari studentët e ciklit Bachelor do të paguajnë 50 % më pak tarifë studimi.

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI