Flash

Studentët vazhdojnë qëndresën para kryeministrisë: Mendojmë se dialogu nuk është i frytshëm

Lapsi.al 19 December 2018
Studentët vazhdojnë qëndresën para kryeministrisë:

Ditën e sotme studentët kanë zgjedhur të mos bllokojnë rrugët për të protestuar.

“Bllokimi i rrugëve është diçka që na dëmton neve dhe qytetarët, pasi ne i kemi mbështetje qytetarët, por që ishte një zgjidhje e përkohshme deri në momentin që kryeministri të kuptojë që ne do të vazhdojmë protestën”, u shpreh një student.

“Bojkotimi i mësimit vazhdon gjithsesi, kjo është një formë proteste”, shtoi një tjetër.

Studentët prej eksperiencave të mëparshme jo të suksesshme të dialogut me anëtarë të qeverisë, shprehen se nuk kanë besim.

 “Nuk jam për negociata, sepse kemi kërkuar dialog më parë për sa i përket arsimit me ministren dhe nuk na ka dëgjuar. Tani le ta gjejë mënyrën dhe të mbajë përgjegjësinë e kohës së humbur”, tha një student.

“Duke marrë shkas edhe nga vizitat e kryeministrit nëpër universitete, mendoj që dialogu nuk është i frytshëm. Ndaj vazhdimi i protestës është mënyra më e mirë”, u shpreh një tjetër student në mbështetje të tezës së mos dialogimit.

Ditën e nesërme studentët deklarojnë se do të qëndrojnë përpara Parlamentit për të protestuar.

 “Do të vazhdojmë në Parlament nesër, përderisa është seanca. E vetmja arsye është që ligji i arsimit dhe disavantazhet që ka për studentët të shfuqizohet”, tha njëri prej tyre.

https://www.youtube.com/watch?v=hBGwismgQLY

Të këshilluara

Kartat VISA dhe Mastercard nga Credins Bank

Cili është ndryshimi midis VISA dhe Mastercard? Mastercard dhe VISA nuk lëshojnë karta debiti, krediti apo të parapaguara por ofrojnë një shërbim shumë të rënd...

14:30

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.80

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI