Flash

Suksesi i Sam Smith vijon, përfundon 94 shfaqje

Lapsi.al 19 December 2018
Suksesi i Sam Smith vijon, përfundon 94 shfaqje

Ky ka qenë një vit shumë i suksesshëm në karrierën e Sam Smith dhe këtë e vërtetojnë shifrat në “Billboard Boxscore”.

Këngëtari britanik përgjatë gjithë vitit 2018 ka udhëtuar në të gjithë botën për turneun e tij “The Thrill of it All” dhe ka dhuruar plot 94 shfaqje.

Turneu i tij përfshinte Amerikën Veriore, Europën, Australinë, Azinë dhe Britaninë me një pjesëmarrje masive prej rreth 11.432 fansa për koncert.

Sam arriti të shesë plotë 1.07 milionë bileta, duke e bërë atë artistin me të ardhurat më të mëdha nga turneu për këtë vit. Të ardhurat e tij nga turneu, por edhe angazhimet e tjera në muzikë, i kanë siguruar atij 102.7 milionë dollarë të ardhura.

Të këshilluara

ide

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI