Flash

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Topalli: Opozita e vërtetë janë studentët, jo Luli

Lapsi.al 19 December 2018
Topalli: Opozita e vërtetë janë studentët, jo Luli

Ish numri dy i PD-së dhe kryeparlamentarja Jozefina Topalli, ka komentuar rikthimin e PD-së në Kuvend. Përmes një reagimi në Facebook, Topalli thotë se opozita e vërtetë janë studentët dhe jo Luli. Ajo shtron pyetjen: A di ta shpjegojë njeri se përse Basha e bojkotoi Kuvendin këto 6 muaj? Më poshtë reagimi i saj i plotë:

Kthehet ne Kuvend per te siguruar mandatin e tij. Ai do ik prap nga Kuvendi. Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Vendimi i Lulzim Bashes per t’ u kthyer ne Parlament pas 6 muajsh bojkot, (pa arritur asgje), eshte veprimi me i padinjitet, qe nje drejtues i nje force politike mund te bente. Por, kur ky kthim behet per te shpetur mandatin e tij te deputetit, pastaj kjo eshte fyerje aq e madhe sa vetem nje i paafte per t ‘u turperuar si ai, mund t’ia lejoje vehtes.

Sipas Kushtetutes se vendit, perkatesisht nenit 71 te saj, pika 2 germa d:

“Mandati i deputetit mbaron ose është i pavlefshëm, kur mungon mbi 6 muaj rresht në Kuvend”.

Pra po te mos kthehej deri ne fund te dhjetorit, mandati i tij do digjej, sepse shpejt behen 6 muaj qe bojkoton.

Ai po kthehet ne Parlament vetem per te siguruar mandatin e tij si deputet.

Ai jo vetem nuk djeg mandate , gje qe do kishte çuar ne krize automatike maxhorancen aktuale, por ai enderron te hyje edhe nje here ne qeveri me socialistet e Edi Rames.

Sapo te votoje prezencen , dmth mandatin e tij, ai do ik prap nga Kuvendi.

Do kthehet prap pas 6 muajsh…

Luli mbyll bojkotin kur studentet nisin bojkotin e fakulteteve.

Luli hap dialogun ne parlament( 5 ore neser) me Ramen, kur studentet e mbyllin ate .

Absurdi i sjelljes se Lulit, eshte fotografia me elokuente e arsyes pse studentet e refuzojne ate dhe pse opozita jane studentet dhe jo Luli.

A din me shpjegu kush, po pse bojkotoi 6 muaj?

Të këshilluara

ide

Shembja e Vuçiçit, manual përdorimi për ne në Tiranë

Serbia përbën shembullin tipik për të treguar se këto lloj pushtetesh nuk mund të mposhten me rrugë normale, se metoda për tu ndeshur me të nuk është rendja pas zgjedhjeve, si demi pas cohës së kuqe, por gryerja, dobësimi, delegjitimimi dhe legenosja e tyre, përmes metodash që në pjesën më të madhe konsiderohen si të paligjshme ose të dhunshme nga kasta në fuqi

11:11 Andi Bushati

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

MOTI TIRANA

17°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI