Flash

Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, 5 të plagosur, mes tyre edhe një oficer policie (FOTO)

Lapsi.al 20 December 2018
Aksident në rrugën Levan-Tepelenë, 5 të plagosur, mes tyre

Një polic së bashku me të birin janë në mesin e pesë personave të plagosur në një aksident rrugor në aksin rrugor Levan-Tepelenë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 14:50,  në vendin e quajtur "Kthesa e Kashishtit",  ku mjeti me targë policie me drejtues shtetasin Adem Demollari, 49 vjeç, është përplasur me automjetin tip "Volkswagen" me drejtues shtetasin Agim Zeqo, 51 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar dy drejtuesit e mjeteve dhe pasagjeri në mjetin e policisë, shtetasi Vangjel Demollari, 26 vjeç si edhe 2 pasagjeret në mjetin tip "Volkswagen", shtetaset Valbona Zeqo, 44 vjeçe dhe Bexhete Bushi, 60 vjeçe.

Sipas të dhënave të para, mjeti ku udhëtonin familjarët doli nga rruga dytësore dhe përplasi makinën e policisë që vinte nga Gjirokastra.

Shtetasit e dëmtuar ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Të këshilluara

Treni del nga shinat në Fier

Në afërsi të një ure mbi “Vijën e Ngjalës” në Fier, një tren pasagjerësh ka dalë nga shinat. Traseja e hekurudhës në këtë vend ka pasur edhe më parë probleme...

16:05

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI