Flash

Liverpool bën të lumtur tifozin e verbër, që emocionet i merrte nga përshkrimi i kushëririt

Lapsi.al 20 December 2018
Liverpool bën të lumtur tifozin e verbër, që emocionet i
I'u kujtohet Mike Kearney, tifozi i vërbër që në Anfield Road përjetimet i merrte nga përshkrimi i kushëririt të tij? Për ti dhënë vlerë e për ta bërë të lumtur tifozin e tyre besnik, edhe pse të verbër, Liverpool i ka bërë ftesën për të vizituar qendrën stërvitore të klubit. Sulmuesi egjiptian, Mohamed Salah, pas golit të të cilit në Champions League kundër Napolit, tifozi u evidentua nga kamerat, e ka pritur Kearney në Melëood, tifozin e verbër që është takuar edhe me protagonistët e tjerë idhuj të tij. Një javë pasi video filloi të shpërndahej gjithandej në internet, Mohamed Salahu e ftoi Kearney në Melwood dhe e shfrytëzoi këtë mundësi për t’i dhuruar atij një fanellë me mesazhin: “Për Michael, mbështetja jote është frymëzuese”. Kearney ka qenë gjithnjë tifoz i Liverpool dhe i ka përcjellë të gjitha ndeshjet e gjashtë viteve të fundit në Anfield, edhe pse nuk mund t’i shohë ato. Për të kuptuar se cfarë ndodh në fushë, kushëriri i tij ia përshkruan momentet më të rëndësishme të ndeshjeve. E kur Salah shënoi gol në ndeshjen e Ligës së Kampionëve kundër Napolit, kamerat televizive fiksuan momentin prekës.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.88

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI