Flash

Lubonja: Pse qeveria po punon për një pakicë oligarkësh, ndërsa opozita...

Lapsi.al 20 December 2018
Lubonja: Pse qeveria po punon për një pakicë oligarkësh,

Për analistin Fatos Lubonja kjo qeveri po punon për një pakicë oligarkësh. Në një lidhje me emisionin “Të Paekspozuarit” në News24 ai komentoi akuzat e fundit të Partisë Demokratike se është ndryshuar plani urbanistik te Unaza për të favorizuar ndërtimet e biznesmenit Edmond Bego.

“Dëgjova një skandal të ri që ka nxjerrë opozita, që lidhet me emrin e Edmond Begos. Së pari, kjo është një provë më tepër se ne kemi një qeveri që punon për një pakicë oligarkësh dhe kriminelësh kundër shumicës së qytetarëve. Kjo është provë skandaloze.

E dyta që do të thosha unë është se ka një problem tjetër në fazën ku ka hyrë ky sistem oligarko-kriminal. Ne flisnim për këta oligarko-kriminalë të televizioneve, ku mund të hyjë dhe ky Ulaj. Tani ka shpërthyer një fazë ku nevoja për pushtet dhe kriza për pushtet, ka shkuar tek prova e krimit, siç është ky Bego.

Këto janë para droge, pasi më thoni mua si mund të kesh aq pasuri. Nëse mendohet se këta njerëz po na bëjnë ca pallate, them se po na shkatërrojnë gjithçka. Shteti duhet ti çojë në burg dhe jo t’u japë leje ndërtimi. Se shoh më të vogël se skandali Ulaj.

Është një shtet oligark. Ky ka qenë si më i ligjëruar, edhe pse thonë se ky ka bandat e tij nga mbrapa. Sapo e nisi ajo zonja (Tabaku) i vuri emrin skandali ‘Bego’. Dhe kemi një përmendje të Uljat, sa "për të larë gojën", pasi ka marrë tendera gjatë qeverisjes së PD. Ka marrë tendera nga Berisha.

Këtu ka disa probleme, që unë po i shtroj. Nëse do më thuash se cili është problemi nr 1; është problemi i një opozite që duhet të shkëputet qartë nga ky sistem. I dyti është; paraja e krimit që ka kapur ekonominë siç është ky skandal”, - tha Lubonja.

Të këshilluara

Atentat me tritol në Orikum (Emri)

Një automjet ka shpërthyer në Orikum. Mjeti ka qenë i parkuar në momentin e ngjarjes. Fatmirësisht nuk ka persona të lënduar. Burime të Lapsi.al thonë se makina...

19:57

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI