Flash

Ndërpritet sërish seanca, deputeti që qëlloi Ramën nuk lë Kuvendin

Lapsi.al 20 December 2018
Ndërpritet sërish seanca, deputeti që qëlloi Ramën nuk

Seanca plenare u ndërpre sërish pasi deputeti i PD-së Endri Hasa i përjashtuar nga Byroja për 10 ditë nuk pranon të dalë nga salla.

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruçi tha se Byroja vendosi përjashtim me 10 ditë për deputetin Endri Hasa, nisur nga sot.

VIDEO/ Tension në Kuvend, Edi Rama qëllohet me vezë 

“Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.Zoti Hasa liro sallën. Kryetar i grupit nxirre deputetin përjashta. Hasa liro sallën. Zoti kryetar i grupit kontribuo për të zbatuar vendimin për të liruar sallën dhe për të mos e mbajtur peng deputeti i grupit tënd parlamentar. Procedura do vazhdojë kur deputeti të lirojë sallën. Peng seancën nuk mund ta mbajë asnjë deputet dhe asnjë grup parlamentar. Sipas rregullores. Me sa duket s’keni ardhur për të debatuar sot. Ndërpritet seanca”, tha Ruçi.

Nga ana tjetër ish-kryeministri Sali Berisha i ka kërkuar Ruçit të nxjerrë jashtë kryeministrin Edi Rama. “Nxirr jashtë Edi Ramën, nxirr jashtë sharësin më të madh”, tha Berisha por Ruçi e ka ‘kërcënuar’ me përjashtim nga seanca dhe atë. Nga ana tjetër Berisha ka këmbëngulur "o nxirr sharësin përjashta o s’ka”. 

Të këshilluara

PD i jep fund bojkotit, kthehet në Kuvend

Grupi parlamentar i PD-së i ëhstë drejtuar Kuvendit të Shqipërisë për të marrë pjesë në seancën parlamentare. Më herët, Grupi parlamentar zhvilloi një mbledh...

10:22

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

16°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI