Flash

Rrahje, përgjime dhe kërcënime/ Serbia e Vuçiçit në prag të zgjedhjeve

Në një investigim të gjerë, Reuters dokumenton dëshmi për dhunën policore, spiunazhin kibernetik dhe kërcënimet ndaj gazetarëve e kundërshtarëve të Aleksandar Vuçiçit, duke përshkruar përkeqësimin e lirive demokratike në Serbi, ndërsa vendi përgatitet për zgjedhjet e 25 tetorit.

17:17

Një tjetër grabitje e kryeministrit të të pasurve

Lapsi.al 20 December 2018
Një tjetër grabitje e kryeministrit të të pasurve

Ilir Meta ka kthyer sot një ligj, që më shumë i ngjan një thike pas shpine për Edi Ramën. Si një njeri që vjen nga e majta dhe nga një opozitë që po denoncon përditë shërbimet që i bën kryeministri oligarkëve, ai i ka çuar për rishqyrtim parlamentit amendamentet që i falin miliona njerzve më të pasur të këtij vendi. Fjala është për uljen e tatimit mbi dividentin që ndajnë mes tyre aksionerët e kompanive private.

Ai është parashikuar të zbresë nga 15% që ka qenë më parë në 8% sot. Dhe historia nuk përfundon këtu. Ky përgjysmim do të shtrihet sipas ligjit të votuar njëherë në 3 dhjetor edhe për vitet paraardhëse. Pra, sikur të japim një shembull të thjeshtëzuar, për një biznesmen të madh që do të ndajë fitimin e 10 milionë dollarëve në vit, buxheti i shtetit që merrte deri më tani 1.5 milionë, këtej e tutje do të marrë 800 mijë. Dhe kjo jo vetëm për 2018, por edhe për vitet e më parshme, nëse ky biznesmen nuk ka ndarë në atë kohë fitim.

Pra merret me mend se sa humbet buxheti ynë i përbashkët nga dhurata maramendëse që Edi Rama po i bën më të pasurve.  

Natyrisht që akti i duartrokitshëm i Ilir Metës është një vendim i pastër politik. Pavarësisht nga kleçkat kushtetuese që presidenti ka gjetur duke u mbështetur tek shkeljet e barazisë mes shtresave të ndryshme, ai me kthimin e këtij ligji, ka dashur të na tregojë një akt të pastër grabitjeje.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen e opinionit mbi këtë turp që e kaluan në heshtje të gjitha mediat që janë të interesuara për ndarjen e fitimit të tyre.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi mashtrimin e Ramës me taksimin progresiv, sipas të cilës më të pasurit do duhej të paguanin më shumë dhe më të varfrit gjoja më pak.

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi paktin okult mes oligarkëve dhe kryeministrit, duke vënë në dukje se gjatë viteve të fundit më të pasurit e këtij vendi nuk kanë paguar tatim mbi dividentin, me premtimin se një ditë Rama do tj’u a falë atë (kjo vërtetohet me shifrat e viteve të fundit).

Ai ka dashur të tërheqë vëmendjen mbi një shoqëri gjithnjë e më të pabarabartë, ku puna e taksohet (deri 24%) shumë më tepër se fitimi i një aksioneri (8%).

Pra, pikërisht në një kohë kur Edi Rama ngre supet para studentëve për tu thënë se kaq para kemi, në një kohë që firmos në mënyrë frenetike PPP me justifikimin se drejton një shtet të varfër, kryeministri i të pasurve u dhuron njerzve më të kamur të këtij vendi miliona euro.

Pikërisht këtë ka dashur të tregojë Ilir Meta me kthimin në kuvend të këtij ligji. Dhe për këtë duhet përshëndetur. Sepse, ai e di që nuk mund ta pengojë këtë vendimarje të Ramës. Ai e di që argumentimi i tij kushtetues mund të hajë interpretim. Ai e di që shumica e deleve do ta hedhë poshtë dekretin e tij.

Skandali në parlament/ Si po i falen miliona taksa super të pasurve

Por, pavarësisht nga kjo, akti politik i Metës ka një vlerë. Sepse ai na tregon më shumë për një kryeministër që pasi i jep tendera pa garë klientëve të tij, pasi u fal koncesione dhe PPP, pasi i shpall investitorë strategjikë kur kanë probleme me pronarët, pasi i hap dritën jeshile për të prishur teatrin dhe stadiumin duke ngritur kullat e tyre mbi tokë publike, ai, në fund u përgjysmon edhe tatimin mbi dividentin, për këto biznese që u ka dhuruar.

Natyrisht, të gjithë e dinë që akti i presidentit nuk do ta ndalë dot vullnetin e Ramës për ti shkuar deri në fund krijimit të një shoqërie skajshmërisht të pabarabartë. Por Ilir Meta duhet falenderuar për zbrapsjen e këtij ligji, sepse së paku ai riktheu vëmendjen, ndaj një grabitjeje që prej 3 dhjetorit po kalohej në heshtje.

©Lapsi.al

 

 

Të këshilluara

Rama, i vjetër dhe i lodhur

Arlind Qori Edi Rama është i vjetër. Edhe i lodhur. I kapur nga oligarkët po e po, por kjo nuk përbën më lajm. Vjetërsia e tij lidhet me varfërinë e imagjina...

10:24

Luli dhe Monika si freshistë të devotshëm

Një parodi e madhe po ndodh. Ndërkohë që studentët, gjithnjë e më të shumtë në numër, po i braktisin sallat e Ramës, PD dhe LSI kanë vendosur t'i japin fund boj...

14:09

Pse duhet rrëzuar ligji i arsimit të lartë

Këto rreshta po shkruhen në nxitim dhe rezistencë e sipër për të argumentuar pse strumbullari i problemit qëndron te ligji i arsimit të lartë dhe pse realizimi ...

23:20

Qeveria po bie, i ka vdekur propaganda

Historia e viteve të fundit na ka dhënë një mësim : qeveritë fillojnë e shkërmoqen, kur i del boja propagandës. Fatos Nano nuk rikuperoi më kurrë në publik, p...

10:05

Vdekja e dytë e Tanit të Topit

Të gjithë ata që e patën njohur,- mes tyre edhe unë,- e kanë të qartë se ç’do të ndodhte me themeluesin e Top Channel, nëse do ta kishte ndjekur nga banesa e fu...

01:05

Cili është lajmi i keq për Ramën

Pas pesë vjetësh arrogancë, korrupsion, kapje të shoqërisë në secilin cep, Edi Rama po përballet me një situatë të papritur dhe të panjohur për të. Ai nuk e ka ...

17:52

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

18°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI