Flash

Eliza Dushku flet për ngacmimet seksuale nga aktori i njohur

Lapsi.al 21 December 2018
Eliza Dushku flet për ngacmimet seksuale nga aktori i njohur

Eliza Dushku arriti të fitonte gjyqin me rrjetin e famshëm, pasi gjatë xhirimeve u ndje nën presionin e ngacmimeve seksuale nga aktori Michael Weatherly.

Në një shkrim për “Boston Globe”, aktorja shqiptare rrëfen se gjithçka kishte kërkuar ishte të bënte punën e saj pa u ndjerë e rrezikuar nga ngacmimet seksuale. Eliza zbulon se aktori Michael Weatherl i kishte kërkuar t’i bashkohej në rulotën e tij “përdhunuese” që ta rrihte gjatë seksit dhe dikush tjetër të ishte me ta.

“Ky nuk është rasti i “ajo tha/ ai tha”. Sjellja e Weatherly  është e rregjistruar nga kamerat e “CBS” dhe ata kanë rregjistrime për këtë gjë. Pas disa javësh duke duruar ngacmimet e vazhdueshme të Weatherly-t, zgjodha t’i përgjigjem atij drejtpërdrejtë. Ndaj kërkesën time për “ndihmë” e shtrova ndryshe në sheshin e xhirimit dhe i kërkova atij që të adresonte se ç’mendim kishte për ngacmimet seksuale. Weatherly mu përgjigj: “Eliza, askush nuk i respekton femrat më shumë sesa unë”, duke më treguar se ka disa motra dhe në media njihet si mashkulli që trajton femrat me shumë respekt.” – tregoi ajo.

Menjëherë pas kësaj bisese, Michael kërkoi që Eliza të përjashtohej nga shfaqja dhe pas 48 orëve kështu u bë. “Unë ende po përpiqem të kuptoj se si mund të ndodhë kjo, veçanërisht në këto kohë. Gjëja e fundit që unë dua në këtë pikë në jetën time është të jem në lajme. Unë jam iemartuar kohët e fundit dhe jam shumë e lumtur të përfundoj studimet e mia në Boston. Por unë mendoj se është detyra ime t’i përgjigjem sinqerisht dhe tërësisht CBS dhe Michael Weatherly – shkroi Dushku.

Të këshilluara

David Beckham, gati për fluturimin në hënë

David Beckham nuk i ka mbetur gjë tjetër të provojë dhe ka menduar të bëj një udhëtim në hapësirë. 43-vjeçari shkruan “The Sun” do të futet në histori si futbo...

14:08

ide

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.94

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI