Flash

Meta: Nuk e besoj se parlamenti e ka rrëzuar dekretin tim brenda ditës

Lapsi.al 21 December 2018
Meta: Nuk e besoj se parlamenti e ka rrëzuar dekretin tim brenda ditës

Në fakt ajo që shkruhet në titull ka ndodhur pikërisht kështu. Kuvendi e rrëzoi brenda ditës dekretin e Presidentit Ilir Meta që ktheu mbrapsht ligjin për tatimin e të ardhurave. Gjithçka ndodhi në mënyrë të pabesueshme mbrëmjen e së enjtes.

Në mëngjes presidenti njoftoi se e kishte kthyer ligjin për rishqyrtim pasi thellonte pabarazinë duke favorizuar më të pasurit me uljen e tatimit për dividentin nga 15% në 8%. Kreu i shtetit argumentonte se kjo i trajtonte qytetarët në mënyrë të pabarabartë duke vendosur efekte prapavepruese për të amnistuar ata që nuk e kishin ndarë dividentin deri në vitin 2017.

Por në një mënyrë të paprecedentë sapo shkresa e presidencës mbërriti në Kuvend (edhe pse deputetët dhe kryetari i kuvendit ishin në seancë) administrata e protokolloi duke e kaluar për shqyrtim pranë komisionit të Ekonomisë dhe financave. Ai u mblodh vetëm 5 minuta me anëtarët e mazhorancës në një nga dhomat e godinës së seancave plenare dhe e rrëzoi dekretin.

Vendimi i kaloi seancës pasi kishte ikur opozita dhe pa u mbushur 24 orë dekreti i kreut të shtetit u hodh poshtë. I pyetur për këtë veprim të mazhorancës gjatë një vizite në Pogradec pasditen e së premtes, presidenti Meta tha se nuk e besonte se kjo ishte e vërtetë.

“Nuk besoj të ketë ndodhur, sepse ka rregulla mjaft të qarta se si funksionohet në Kuvend në raste të tilla. Dhe përfaqësuesit e Institucionit të Presidentit, që ka kthyer këtë projektligj përmes dekretit, ende nuk janë ftuar për të dhënë shpjegimet dhe argumentet e tyre” – tha Meta. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Si do të jetë moti për Krishtlindje

Festa e Krishtlindjes, këtë vit në territorin e Shqipërisë nuk do të jetë “e bardhë”. Sipas meteorologëve, viti 2018 do të mbyllet me një mot të qëndrueshëm, ku...

19:38

Maxhoranca rrëzon vettingun në politikë

Projekligji i shumëdebatuar mes të majtëve dhe të djathtëve është rrëzuar këtë të premte në parlament me forcën e kartonëve të shumicës së PS. Parlamenti ka vot...

18:00

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI