Flash

Pandeli Majko: Vettingu në politikë është qesharak, të merremi me kërkesat e studentëve

Lapsi.al 21 December 2018
Pandeli Majko: Vettingu në politikë është qesharak, të

Ministri për Diasporën, Pandeli Majko e ka konsideruar qesharake kërkesën e PD-së për Vetting në politikë. Ai ka bërë një apel për të reflektuar për lëvizjen studentore që po ndodh sot.

“Lëvizja studentore është një paralajmërim serioz për politikën. Është rritur numri i njerëzve që nuk dinë ti shpjegojnë dallimet mes nesh. Dje u hodhën vezë në emër të studentëve, me shumë dinjitet kanë qenë studentët që janë distancuar nga cdo akt dhune, çdo gjë që ka një fillim e ka një fund, nëse kjo lëvizje po na kujton këtë, kjo kërkon reflektim dhe jo bërjen e trimit në Kuvend. Vetingu i politikës është vazhdim i kapitullit depersonalizues dhe fyes, politikani duhet të provojë se nuk është i lidhur me krimin, mbi bazën e kësaj logjike shpëton vetëm ai që sjell prova”, u shpreh Majko.

Sipas Majkos pafajësia e individëve jepet vetëm prej gjykatës.

“Pas 5 vitesh në opozitë shqetësimi i të djathtës nuk duhet të ishte pastërtia e politikanëve, por të menaxhonte masën e të pakënaqurve dhe të diskutonte fitoren e zgjedhjeve. Vetingu është qesharak, pafajësia e cdo individi jepet vetëm nga gjykata nga askush tjetër, imagjinoni se gjendet politikan fajtor, ça ndodh, ikën në burg, ça bëjnë komisionerët apo i dërgojnë për riedukim, ky nuk është pastrim por turpërim publik i saj”- tha ai.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI