Flash

Skandal pas skandali/ PS mbledh Kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare (Datat)

Lapsi.al 21 December 2018
Skandal pas skandali/ PS mbledh Kryesinë dhe Asamblenë Kombëtare

Ndërkohë që  kryeministri Edi Rama ka zhvilluar takime dhe bisedime disa ditë rradhazi me studentët në disa fakultete të vendit, Partia Socialiste do të mbledhë Kryesinë e saj më datë 24 dhjetor, për të vijuar me pas me Asamblenë Kombëtare.

Asambleja Kombëtare do të mbahet më datë 28 dhjetor, ndërsa mësohet se arsyeja kryesore e  mbledhjeve të strukturave të PS, të jetë analiza e qeverisjes së vendit gjatë një viti.

Kujtojmë që vendi prej ditësh është shkundur nga protesta të vazhdueshme, që nga ajo e banorëve të Unazës së re dhe zonave të tjera, banesat e të cilëve preken nga ndërtimi i Unazës së Madhe deri te e studentëve.

Kjo e fundit ka angazhuar edhe vetë kryeministrin Edi Rama, i cili  ka kërkuar  dialog me studentët për zgjidhjen e 8 kërkesave që kanë, ndërsa ende nuk dihet nëse do të ketë riorganizim në strukturat e partisë që drejton vendin.

Të këshilluara

Vettingu në politikē, sot votimi në Kuvend

Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet sot në orën 10:00 në seancë plenare për të votuar projektligjin e propozuar nga opozita për Vetingun e politikanëve përmes l...

09:11

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI