Flash

Mjekimi në Turqi, rikthehet në Tiranë policja që u plagos me kapsollë në protestën e banorëve të 'Astirit'

Lapsi.al 22 December 2018
Mjekimi në Turqi, rikthehet në Tiranë policja që u plagos me

"Policia është ëndrra ime, nuk do tërhiqem kurrë, çka më ndodhi më ka bërë më të fortë, më të motivuar. Ndjehem e përulur para gjithë shqiptarëve të cilët u bënë pjesë me mesazhet e tyre."

Këto ishin fjalët e polices Ina Nuka, e cila u kthye nga Turqia, mbrëmjen e së premtes, pas trajtimit mjekësor që mori atje. Ina Nuka, mbeti e plagosur nga një kapsollë gjatë protestës më 22 Nëntor para Parlamentit, rreth orës 21:30 ka mbërritur në Rinas, pasi ishte për trajtim mjekësor të specializuar në Ankara të Turqisë.

Në Rinas Ina Nuka u prit nga Zv/ministrja e Brendshme Romina Kuko, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu, Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, Zv/drejtori për Rendin në DVP Tiranë Dhimitraq Ziu, drejtues të tjerë të lartë të Policisë, kolegë, miq e të afërm.

Gjatë një prononcimi për median Ina Nuka u shpreh:

Mirënjohje e falënderim për gjithë shqiptarët që me mesazhet e tyre u solidarizuan dhe më mbështetën, ndjehem e përulur përpara tyre. Falënderoj Kryeministrin e vendit, që bëri të mundur dërgimin tim në Turqi për ndërhyrje krirugjikale shumë të specializuar, Ministrin e Brendshëm dhe Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, për inkurajimin dhe mbështetjen që më dhanë, kolegët dhe cilindo që u bë pjesë e dhimbjes sime.

Falënderim i veçantë për mjekët e spitalit në Ankara, të cilët kryen tre operacione për të rikuperuar dëmtimin e madh të gishtave të dorës, si dhe qeverinë turke dhe ambasadorin e Shqipërisë në Turqi.

Unë jam punonjëse Policie, isha duke bërë detyrën dhe zbatuar ligjin, s'kam asnjë mëri personale me askënd, për cilindo që shkel ligjin, të veprojë ligji. Dua të përcjell një mesazh, të mos reflektojmë dhunë, të mbrojmë jetën e ta duam më shumë atë.

Kurrë s'do heq dorë nga Policia, pasi jam privuar nga shumë gjëra të tjera për të realizuar ëndrrën time, të jem pjesë e Policisë së Shtetit.

Të këshilluara

Moti për sot, vijon rritja e temperaturave

E shtunë, 22 dhjetor 2018: Moti do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësira mesatare ku nuk përjashtohet mundësia e rreshjeve të shiut në zonën qëndore. ...

08:22

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI