Flash

Rrëfimi i prostitutës/ Burrat vijnë te ne kur gratë gatuajnë për natën e Vitit të Ri

Lapsi.al 22 December 2018
Rrëfimi i prostitutës/ Burrat vijnë te ne kur gratë

“Është e qartë që punoj edhe për Krishtlindje. Italianët i kanë marrë rrogat dhe janë gati të shpenzojnë. Në datën 24 do të punojnë deri pasdite dhe më pas do të shkojnë për darkë për të festuar. Në 25 do të doja të pushoja, por telefonin më duhet ta mbaj hapur nëse dikush do të më marrë. Për ata që nuk kanë familje ose për ata që janë vetëm dhe duan shoqëri”.

Është ky rrëfimi i Simonës, një prostitute 40-vjeçare që prej vitesh punon në këtë zanat në Itali. Ajo ka dhënë një intervistë për Rai Radio2 në një emision që transmetohet nga ora 1.30 deri në 6.00 të mëngjesit. Ajo ka rrëfyer eksperiencat gjatë Krishtlindjes.

“Vigjilja është momenti kur ne kemi më shumë punë. Gratë janë në shtëpi duke gatuar ndërsa burrat gjejnë kohën për të na vizituar. Në këtë periudhë nuk kanë kërkesa të çuditshme. Burrat më shumë duan të zbrazen nga problemet që kanë në familje dhe flasin shumë për këto duke treguar mërzinë në shoqërinë e vjehrrës, vjehrrit, kushërinjve, hallave dhe tezeve në shtëpi. Gjëra të tilla.

Ulje për krishtlindje? Shpesh burrat që vijnë në këtë periudhë më bëjnë dhurata. Çokollata, panetone dhe gjëra të tilla. Vijnë edhe djem të rinj. Ndoshta marrin paratë e gjyshërve dhe vijnë ti harxhojnë me ne. A, edhe diçka. Në këtë periudhë meshkujt janë më energjikë. Ndoshta nga hanë dhe pinë më shumë.

Viti i Ri? Në 31 punohet shumë, por duhet të jesh e kujdesshme. Është një ditë e veçantë dhe gjysma janë të dehur dhe duhet të jesh e vëmendshme” – e mbyll rrëfimin e saj Simona. ©LAPSI.al

Të këshilluara

8 gabimet që bëjnë 99% e grave në çift

Kjo është një listë me 8 gabimet më të zakonshme që 99% e grave bëjnë. 1. Bëni shumë leksion Gabimi kryesor në marrëdhëniet në çift, është se shumë diskut...

21:20

ide

Kriza jonë e trefishtë tashmë ka emër

Edi Rama është sot mishërimi, edhe pse jo shkaku i vetëm, i krizës së përfaqësimit politik. Askush më shumë se ai nuk punuar për të ndërtuar një parti dhe një sistem politik në shërbim të kryetarit dhe jo të qytetarit

09:49 Blendi Kajsiu

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI