Flash

Protesta masive kundër Aleksandër Vuçiç në Beograd

Lapsi.al 23 December 2018
Protesta masive kundër Aleksandër Vuçiç në Beograd

Dhjetëra mijëra protestues marshuan sërish në Beograd kundër presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, duke e akuzuar atë se ka vendosur një regjim autokratik dhe po ushtron kontroll të plotë mbi medien.

Për të tretën javë radhazi, protestuesit lëshuan thirrje të forta kundër kreut të shtetit duke mbajtur parulla me mbishkrimin “një në pesë milionë”, për t’ju referuar një deklarate të mëparshme të presidentit Vuçiç, sipas të cilit edhe po të mblidheshin pesë milionë njerëz në rrugë, ai nuk do i dorëzohej kërkesave të tyre.

Gazetari Milan Jovanoviç, shtëpia e të cili u dogj në fillim të këtij muaji pas zbulimit të një serie aferash korruptive, apeloi popullin serb që t’i thotë jo dhunës së pushtetit.

"Njerëzit heshtin për shkak të frikës, për shkak se shprehja e lirë e mendimeve është bërë e rrezikshme. Jeta e çdokujt është në rrezik, sikurse edhe e imja. Por Serbia është zgjuar nga gjumi letargjik dhe ka vendosur të mos heshtë më." - u shpreh Jovanoviç.

Sipas organizatorëve, në protestën e së shtunës morën pjesë rreth 40 mijë persona.

Në komentet e tij për protestën më të fundit, presidenti Vuçiç i sfidoi demonstruesit që të vazhdojnë manifestimet në mënyrë paqësore dhe pa dhunë, por tha se njerëzit e kuptojnë shumë mirë se, pas çdo demonstrate, ai dhe partia e tij bëhen edhe më të fortë.

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

12°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI