Flash

Qytetarët nuk do të mund të hedhin fishekzjarre këtë fundvit, të drejtën e ka vetëm Bashkia

Lapsi.al 23 December 2018
Qytetarët nuk do të mund të hedhin fishekzjarre këtë

Këtë vit në treg nuk është lejuar shitja e fishekzjarreve.

Arjan Ahmetaj, shef i parandalimit në Shërbimin Zjarrfikës të Tiranës, shprehet:

“Në vendet europiane, gjithçka është e kontrolluar. Nuk mund të bësh plasje të mjeteve piroteknike pa kontroll, pasi ato sjellnin rrezikshmëri, sidomos për moshat e vogla”.

Urdhri i përbashkët i 3 ministrave për ndalimin e hedhjes në treg të lëndëve piroteknike, për përdorim civil, ka sjellë edhe një ulje të ndjeshme të ndotjes akustike në kryeqytet.

“Kemi konstatuar se nga ky vit situata është përmirësuar. Nuk po tregtohen fare mjete pirotenike të rrezikshme”, tregon më tej Ahmetaj.

Mbrëmjen e ndërrimit të viteve Ahmetaj fton të gjithë qytetarët t'i bashkohen spektaklit të fishekzjarreve që do të hedhë Bashkia në sheshin "Skënderbej".

“U bëj thirrje qytetarëve nëpërmjet medies suaj, që gjatë natës së ndërrimit të viteve të vijnë të festojnë në sheshin ‘Skënderbej’, ku gjithçka do të jetë nën kontroll dhe Bashkia ka organizuar një festë të përsosur”, u shpreh ai.

https://www.youtube.com/watch?v=4GrXXjsc_5w

 

Të këshilluara

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI