Flash

Rama takim me efektiven Ina Nuka: "Do të kesh mbështetje financiare dhe morale"

Lapsi.al 23 December 2018
Rama takim me efektiven Ina Nuka: "Do të kesh mbështetje

Kryeministri Edi  Rama dhe ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, kanë zhvilluar një takim ditën e sotme me efektiven e policisë që u plagos në dorë nga një kapsoll, gjatë protestës së banorëve të "Unazës së Re".

Efektivja Ina Nuka është pyetur prej tyre në lidhje me gjëndjen e saj shëndetësore. Rama i ka premtuar asaj, solidaritet ekonomik dhe moral.

“Do bëjmë dhe një vendim për të të dhënë një mbështetje financiare dhe morale, dhe të kesh ndjesinë e plotë të solidaritetit tonë dhe të kesh mundësinë që të rehabilitimin e plotë. Do fillosh pak nga pak punën, për një detyrë të lehtë në fillim dhe më pas me detyra të tjera”, tha Rama.

Efektivja ka treguar eksperiencën e saj në spital dhe se për pak do të kishte humbur krejtësisht gishtat e njërës dorë.

“Mjekët atje kanë bërë një punë të shkëlqyer dhe më thanë se nëse do të kisha shkuar dhe dy orë me vonesë, do të kisha humbur gishtat. Por unë sa shkova më futën direkt në sallë të operimit dhe më kanë ndihmuar shumë”, u shpreh Nuka.

Rama i ka treguar efektives se vetë presidenti i turqisë, Erdogan, ka qenë ai që është kujdesur për rastin e saj.

https://www.facebook.com/edirama.al/videos/264958410843280/

Të këshilluara

Zhduken dy minorenë në Maliq

Më 21 dhjetor, një vajzë dhe një djalë minorenë janë larguar nga banesat e tyre në Maliq. 16 vjeçarja me iniciale S.O, është denoncuar si e zhdukur nga tezja e ...

09:35

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

11°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI