Flash

Biseda telefonike e Trump dhe Erdogan për Sirinë: Mbaruam punë, është e juaja

Lapsi.al 24 December 2018
Biseda telefonike e Trump dhe Erdogan për Sirinë: Mbaruam punë,

Gjatë një bisede telefonike më 14 dhjetor mes Trump dhe Erdogan, mësohet se presidenti amerikan i ka thënë homologut të tij turk në lidhje me Sirinë: "Është e gjitha e juaja, ne mbaruam punë".

Erdogan po i shpjegonte Trump-it problemet që vinin si pasojë e pranisë së SHBA-së në Irak dhe Siri. Ai ka kërkuar që Amerika të largohet që atje për shkak se ISIS është mposhtur thuajse plotësisht. Presidenti Trump, ka njoftuar të mërkurën tërheqjen e trupave amerikane nga Siria.

Trump i ka kërkuar Erdoganit garanci se do të jetë Turqia ajo që do të vazhdojë luftën kundër shtetit islamik. Për këtë ai ka marrë zotimin e kreut të shtetit turk.

Pas tërheqjes së amerikanëve, Izraeli ka marrë përsipër të luftojë prezencën e Iranit në Siri.

Lëvizja e Trumpit, që ka shkaktuar shqetësim të madh mes aleatëve, u pasua nga dy dorëheqje të rëndësishme: E para, dhe më thelbësorja ishte ajo e sekretarit të mbrojtjes James Mattis, e pas tij dorëheqjen e dha dhe i dërguari i posaçëm amerikan në koalicionin global që lufton Shtetin Islamik, Brett McGurk.

Të këshilluara

Zjarr gjatë natës në tregun e Laçit

Një zjarr ka përfshirë tregun industrial të Laçit mëngjesin e sotëm. Si pasojë e flakëve nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Nuk dihen en...

08:17

ide

Revolta si shpresa e fundit

Revolta studentore dhe e të rinjëve përgjatë javës së fundit në Shqipëri, përveç që shpërfaqi dhu...

11:19 Agon Hamza

Krimi i organizuar financon kullat e kryeministrit jo protestën ndaj tyre

Krimi i organizuar është tejet i lumtur me modelin zhvillimor të kullave dhe rezorteve elitare të Ramës, sepse aty pastron paranë. Ndaj protesta qytetare kundër këtij modeli përbën një kërcënim real për të fortët, trafikantët e drogës, dhe krimin e organizuar që pastron para dhe legalizon tokat e grabitura tek projektet e rezorteve elitare të Ramës

10:14 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

13°c

KËMBIMI EURO

90.74

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI